Albspirit

Media/News/Publishing

Aktorët shqiptarë bëjnë shqiponjën në Beograd

Aktorët shqiptarë bëjnë shqiponjën në Beograd, paralajmërojnë diçka të madhe

Aktorët shqiptarë bëjnë shqiponjën në Beograd, paralajmërojnë diçka të madhe

Aktorët e njohur Xhevdet Jashari dhe Astrit Kabashi kanë udhëtuar drejt Beogradit.

Dyshja e famshme kanë formuar shqiponjën me duar në mes të Beogradit dhe të kontaktuar nga GazetaExpress, zbulojnë se atje janë për një projekt.

“Për momentin nuk mund të zbulojmë se për çfarë jemi këtu por mund të themi vetëm se diçka e madhe po vjen”, tha Xhevdeti që për publikun shqiptar u bë i njohur me rolin e “Arifhikmetit” në serialin “O sa mirë”.

Aktorët momentalisht janë të angazhuar edhe me shfaqje në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe atë të Shkupit, ndërsa Astriti së shpejti do të rikthehet në ekran me serialin “Kafeneja jonë”./Express/

Please follow and like us: