Albspirit

Media/News/Publishing

Basha shkarkon kryesinë dhe kryetarin e PD-së

Rebelimi në Durrës / Basha shkarkon kryesinë dhe kryetarin e PD-së

Me një urdhër të firmosur ditën e djeshme, Lulzim Basha ka shkarkuar kryesinë dhe kryetarin e PD-së Durrës, pas rebelimit të disa ditëve me parë, thanë burime zyrtare për citynews.

Në urdhrin e nxjerë thuhet se dega e PD Durrës do ndahet në dy pjesë Dega nr 1 dhe dega nr 2, njëra do mbulojë qytetin dhe tjetra rrethinat dhe ish komunat.

Citynews mësoi se në urdhrin e firmosur nga Lulzim Basha dhe përgatitur nga Eno Bozdo (lexo me 2N), shkruhet se sektoi i organizimit në PD urdhërohet të shkojë dhe të marë në dorëzim zyrat dhe bazën materiale që ndodhet selinë e degës të PD-së në Durrës. Kjo pikë e udhëzimit duket si  “Shkarkimi i Zhukovit në ajër”. Basha ka urdhëruar që Osman Stafës ti meren ccelsat e selisë dhe kryesia të shkarkohet e gjitha pas rebelimit të një jave më parë. Pas këtij veprimi pritet që struktura e degës të vihet në dispozicion të sektorit të organizimit dhe të vazhdopjë procesi i zgjedhjeve nga baza deri tek kryetari. Cityneës pas pak do sjellë edhe reagimin e kreut të degës dhe drejtuesve lokalë të PD-së pas këtij vendimi agresiv të Lulzim Bashës/citynews

Please follow and like us: