Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook përgjon telefonat?

fb

Facebook mund të jetë duke përgjuar bisedat tona telefonike. Të paktën kështu deklaron një eksperte, sipas së cilës, aplikacioni i rrjetit social mund të jetë duke përdorur të dhënat e përdoruesëve për të zbuluar sa më shumë rreth asaj që ata flasin.

Vetë Facebook e ka pranuar që aplikacioni i tij “dëgjon” çfarë ndodh në telefonin, muzikën apo interesat e ndryshme që kanë përdoruesit, por vetëm si një mënyrë për të studiuar se çfarë i intereson atyre dhe jo përgjim të bisedave. Kjo bëhet në shërbim të reklamave që do t’i shfaqë atyre më pas.

Por duke folur për “The Independent”, Kelli Burns, profesoreshë e komunikimit masiv në Universitetin e Floridas thotë se aplikacioni i Facebook, audion që mbledh nuk e përdor vetëm për të ndihmuar përdoruesit, por mund të jetë edhe duke përgjuar bisedat telefonike./tvklan.al

Please follow and like us: