Albspirit

Media/News/Publishing

Gazeta greke: Miku i kryeministrit Rama do të ndërtojë super resort turistik në Himarë

Gazeta greke: Miku i kryeministrit Rama do të ndërtojë super resort turistik në Himarë

Shembja e godinave pa lejë në jug të vendit nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga mediat greke. E përditshmja helene “Protothema” shkruan se Pandeli Karapuli, mik i kryeministrit shqiptar Edi Rama, perosn që ndiqet nga drejtësia, synon të ndërtojë vendpushimet më të madhe të bregdetit shqiptar.

Sipas kësaj gazete kompania e ndërtimit Eurocol SHPK, aspiron të ndërtojë në Dhërmi një resort turistik luksoz me sipërfaqe 19,100 metër katror, të quajtur “Shkembinjtë e Bardhë” (White Rocks). Projekti ka marrë miratimin e Komisionit të Planifikimit Kombëtar dhe firmën e kryeministrit Rama.

Zona ku do të ndërtohet kompleksi gjigand sipas gazetës i takon grekëve, të cilët do t’i drejtohen gjykatave, pasi ata kishin titullin ligjor të pronës. Opozita e akuzoi drejtpërdrejt Karapulin se ka mbrojtje politike nga Partia Socialiste dhe punon ngushtë me Kryeministrin shqiptar”, ndërsa gazetat në Tiranë shkruajnë se Eurocol Shpk është kompani që merr veprat më të mëdha publike në vend dhe ka ndërtuar shtëpinë e re të Ramës në Surrel.

Please follow and like us: