Albspirit

Media/News/Publishing

Mediat holandeze: Mafia shqiptare po na merr në kontroll vendin

Mediat holandeze: Mafia shqiptare po na merr në kontroll vendin (VIDEO)

Sipas revistës “Ni-ue Revu” shqiptarët po marrin kontrollin e botës kriminale në Holandë. Kryesisht aktiviteti i tyre shtrihet në Roterdam, nga ku vijnë sasi të mëdha droge prej vendeve latine.

Vrasës, trafikantë droge, trafikantë të femrave, grabitës dhe pastrues të parave. Kështu i cilëson Revista “Nieuwe Revu” (Ni-ue Revu) mafiozët shqiptarë, që po operojnë në Holandë. Sipas revistës, kohët e fundit po ndjehet një rritje e kriminelëve shqiptarë në botën e krimit në Holandë, pasi ata po marrin në kontroll drejtimin e organizatave kriminale në këtë shtet. Policia tregon e shqetësuar për këtë fenomen, pasi shqiptarët njihen si përdorues të dhunës.

Shkrimi thekson se kriminelët shqiptarë janë aktivë në të gjithë Holandën, por që ata janë përqendruar më shumë në Rotterdam. Në këtë qytet ndodhet porti më i madh i Europës, dhe njihet si një nga portet kryesorë ku hynë drogat e forta nga vendet latine.

Shqipëria kohët e fundit është përfplur shumë kohët e fundit, pasi edhe zyrtari i lartë i Ministrisë së Transporteve Kelmend Balili operonte dhe në Holandë.

Ndërkohë, Holanda njihet si një nga shtetet me kritike ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian për luftën ndaj krimit të organizuar që cilësohet si një nga pikat kryesore për të hyrë në Bashkimin Europian.

Please follow and like us: