Albspirit

Media/News/Publishing

Netanyahu kritikon iniciativën franceze për paqe

Defense.gov_photo_essay_110325-D-XH843-010

Kryeministri izraelit vijon të jetë kundër një takimi ndërkombëtar për gjetjen e një zgjidhjeje mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Netanyahu e ka shprehur mospëlqimin e tij për këtë iniciativë që në krye të herës, diçka që nuk e ka fshehur as në takimin me homologun e tij francez. Në pikëpamjen e tij, paqja nuk arrihet me konferenca ndërkombëtare.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur ai dhe gjatë një ceremonie në një universitet në veri të Izraelit.

Sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit, Netanyahu ka deklaruar se, “Rruga drejt paqes nuk kalon përmes konferencave ndërkombëtare që kërkojnë të imponojnë marrëveshje, duke i  bërë kërkesat e palestinezëve më ekstreme, e duke e bërë kësisoj paqen më të largët.”

Ai ka kërkuar edhe një herë bisedime të drejtpërdrejta, pa kushte.

Ditën e nesërme do të ketë një takim të ministrave të Jashtëm të një numri vendesh, që do të mblidhen për të diskutuar iniciativën franceze. Në këtë takim nuk do të ketë përfaqësues izraelitë apo palestinezë.

Në vjeshtë është planifikuar një tjetër konferencë, këtë herë me pjesëmarrjen e dy palëve në konflikt.

Please follow and like us: