Albspirit

Media/News/Publishing

Patozi: Pas Shukriut, mjafton të mbash kameran ndezuar se dikush do kapet nga Rilindja

Patozi: Pas Shukriut, mjafton të mbash kameran ndezuar se dikush do kapet nga Rilindja

Deputeti demokrat Astrit Patozi është shprehur se pas video-skandalit të ish-Kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelilit, mjafton të mbash kameran ndezur pasi sipas tij dikush nga Rilindja do kapet në të njëjtën situatë. I ftuar në emisionin “Opinion” për temën e dekriminalizimit, Patozi tha se mafia ndikon në interesa, por nuk shkon vetë në kuvend.

“E keni vënë re që të fortët dhe me precendet janë për të kapur zonat e kundërshtarit, se ato shantazojnë elektoratin, vjedhin votën. E keni vënë re se si i trajton ai këto persona i largon nga funksioni shtetëror dhe vijojnë punën në parti. Ligji i dekriminalizimit nuk e zgjidh këtë, por vetëm populli që duhet të reagojë. Ka dhe vënde të tjera që mafia dikton në interesa, por nuk shkon vetë në kuvend” , tha Patozi.

Please follow and like us: