Albspirit

Media/News/Publishing

Pensionet e vjetra rriten deri në  5400 lekë, ja cila kategori përfiton

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ycZLo4LDdfQ?rel=0]

Rriten me 1400-5400 lekë të gjitha pensionet e caktuara nga viti 1993 deri në vitin 1996. Qeveria ka miratuar vendimin për “Ngushtimin e diferencave në masën e pensioneve, i cili rrit përfitimet për mijra të moshuar që janë sot në pension. Në këtë mënyrë përfitimi minimal që do të marrin ata të moshuar që u është caktuar pensioni mes kësaj periudhe është 14 mijë lekë, ndërsa përfitimi maksimal do të jetë 23 600 lekë. Janë 6 kategori që u rritet pensioni, ku më shumë përfitojnë ata të moshuar që u është caktuar pensioni në vitin 1996. Në këtë mënyrë rriten të gjitha pensionet e ulta

Kategoritë që rriten
Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën 1.10.1993 deri në 31.12.1996 dhe që vazhdojnë të paguhen pas datës 31.3.2016, ndryshohen, si më poshtë vijon:
-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1993 deri në 31.12.1993, me masë pensioni në këtë periudhë nga 1 401 lekë deri në 2 474  lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 085 lekë deri në 23 640 lekë në muaj.

-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën 1.1.1994 deri në 30.9.1994, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 2 175 lekë deri në 3 840 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 088 lekë deri në 23 640 lekë në muaj.
-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1994 deri në 30.4.1995, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 2 492 lekë deri në 4 400 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 087 lekë deri në 23 640 lekë në muaj;

-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.5.1995 deri në 30.9.1995, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 2 741 lekë deri në 4 400 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 086 lekë deri në 23 640 lekë në muaj.
-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1995 deri në 31.3.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 3 070 lekë deri në 5 420 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 088 lekë deri në 23 640 lekë në muaj.

-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.4.1996 deri në 31.12.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, 5 420 lekë në muaj, shtohen me shumë fikse, duke arritur në masën 23 640 lekë në muaj.
Për vjetërsi shërbimi

Pensionet për vjetërsi shërbimi, të caktuara sipas nenit 40, të ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Mbi sigurimet shoqërore shtetërore të Republikës Popullore të Shqipërisë”, të cilat kalojnë në masën 70% të pagës që i është llogaritur pensioni, por jo më shumë se kufiri maksimal i pensionit të pleqërisë, të caktuar në ligj, pavarësisht kohës kur kanë kaluar me 70% të pagës, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara që kanë përfituar të gjitha pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara deri në datën 30.9.1993, në varësi të datës së fillimit të pensionit dhe masës së rivlerësuar këtij pensioni me 70% të pagës.

Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe ato të grave të punësuara në arsim dhe kulturë, kur llogariten si pensione të plota, pavarësisht kohës kur kanë kaluar si të tilla, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara që kanë përfituar të gjitha pensionet e plota të pleqërisë me datë fillimi në harkun kohor 1.1.1995 – 1.1.1997, në varësi të datës së fillimit të pensionit dhe masës së rivlerësuar si të plotë të këtij pensioni.

Vendimi
Të gjitha pensionistët do ta përfitojnë rritjen duke filluar nga data 1 korrik. “Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2016, llogariten në shumën 324 100 000 lekë dhe përballohen nga rezultati pozitiv financiar i Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitin 2015”, – thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Please follow and like us: