Albspirit

Media/News/Publishing

Përmbytje në Francë e Gjermani shkaktojnë 5 të vdekur dhe dëme të mëdha

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Gjermani dhe Francë.

Tre trupa të pajetë u gjetën nga ekipet e shpëtimit të bllokuar në një shtëpi, në qytetin Bavarian gjerman Simbach, kurse një grua u gjet e vedekur në një lumë aty pranë.

Ndërkohë në Francë një 86 vjeçare u gjet e vdekur  në shtëpinë e saj të përmbytur në Paris.

Shumë qyete në të dyja vendet janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut teksa shumë banorë janë shpëtuar nga ekipet e shpëtimit me helikopter.

Dëmet janë të konsiderueshme si në Francë dhe Gjermani  teksa parashikuesit e motit thonë se niveli i ujit do të vijojë të rritet edhe për disa ditë pasi moti do të jetë i paqëndrushem dhe me reshje të mëdha shiu.

Zona më e prekur në jug të gjermanisë është Rottal Inn, ku si pasojë e kësaj situate është ngritur një qendër menaxhimi për fatkeqësinë natyrore.

Në qytetin Triftern, lumenjtë dhe përrenjtë kanë dalë nga shtretërit duke përmbytur rrugë, banesa e insitucione.

Në disa zona uji ka arritur disa metra mbi nivelin e rrugës. 250 fëmijë u  bllokuan në një shkollë në Triftern të martën pasdite dhe u arrit të evakuoheshin vetëm të mërkurën në mbrëmje. Gjithashtu 350 nxënës u evakuukuan nga qyteti Simbach dhe u strehuan në një qendër refugjatësh.

Edhe Franca ndodhet në gjendje të vështire dhe këto janë përmbytjet më të rënda në 100 vitet e fudnit.

Sipas ministrit të Brendshëm Bernard Casanueve, ekipet e emergjencës kanë kryer  mbi 8 mijë  operacione shpëtimi gjatë dy ditëve në të gjithë vendin. Niveli i lartë i Seinës në Paris çoi në mbylljen e shumë rrugeve teksa frika se lumi mund të dalë nga shtrati qëndron permanente.

Please follow and like us: