Albspirit

Media/News/Publishing

Tahiri kallzon në Prokurori për një pajisje përgjimi në zyrë

Ministri i  Brendshëm, Saimir Tahiri ka kallëzuar në Prokurori praninë e një pajisjeje përgjimit. Pajisja, ministri pretendon se është në zyrën e tij. Burime nga organi i hetimit bëjnë me dije se kallëzimi për pajisjen është bërë dy javë më parë. Burime të Ora News thanë se pajisja është gjetur pranë printerit në zyrën e ministrit. Nga ana e saj, Prokuroria ka nisur hetimet për të identifikuar llojin e pajisjes dhe se kush mund ta ketë përgjuar ministrin e Brendshëm. Aktualisht, zyrat e Ministrisë së Brendshme janë transferuar pranë ndërtesës së Gardës së Republikës, për shkak të rikonstruksionit prej disa muajsh të ndërtesës së ministrisë në qendër të kryeqytetit. Kallëzimi vjen ndërkohë që nuk është mbyllur ende debate për një pajisje tjetër që opozita pretendon se ka përgjuar rreth 370 persona përfshirë Presidentin e Republikës dhe një sërë zyrtarësh të tjerë të lartë.

 

Please follow and like us: