Albspirit

Media/News/Publishing

Moshe, 17-vjeçari që ka dy diploma dhe punon në NASA

moshe-kai-cavalin-e1329484864845Nuk ka moshë për të votuar, as patentë për të drejtuar një makinë, por ka dy diploma dhe punon në NASA. Djali i çuditshëm quhet Moshe Kai Cavalin, 17 vjeç, me origjinë nga San Gabriel i Kalifornisë. Moshe- me pseudonimin Shao Hu, Tigri i Vogël, me një nënë nga Tajvani dhe një baba  nga Brazili- ka një jetëshkrim padyshim të shkëlqyer.

Kur ishte 11 vjeç, mori diplomën e tij të parë. Rreth 4 vjet më vonë u diplomua në matematike në Universitetin Ucla, të Los Anxhelosit.  Ai po vazhdon studimet për mastër, por këtë vit do të punojë në NASA, ku ka si detyrë që të zhvilloje teknologjinë për mbikëqyrjen e avionëve dhe dronëve.

Sikur të mos mjaftonte, ai po publikon librin e tij të dytë, ku thotë se është keqtrajtuar nga kolegët dhe se ishte viktimë e bulizmit. Gjithashtu ka mbledhur përvoja të ngjashme nga djem të tjerë.

Pavarësisht arritjeve të tij, Moshe e quan veten një person normal. “Rasti im nuk është i jashtëzakonshëm-tha ai- është vetëm fryti i  kombinimit të motivimit, frymëzimit dhe mbështetjes së prindërve”.

Prindërit thonë se ai është një gjeni “Ai ka studiuar në shtëpi që kur ishte 4 vjeç. Kur Moshe u bë 7 vjeç, kishte përfunduar tashmë programin e trigonometrisë. U regjistrua në një kolegj publik. Fjala që nuk i pëlqen dhe që nuk do ta dëgjojë është gjeni”, thonë prindërit.

Please follow and like us: