Albspirit

Media/News/Publishing

Restoranti i Jon Bon Jovit, të varfrit nuk paguajnë, por lajnë pjatat

Klientet 1Jon Bon Jovi hap në Nju Xhersi një restorant, ku të varfrit nuk e paguajnë llogarinë, por pastaj… lajnë pjatat. Këngëtari i famshëm ka përuruar së bashku me gruan e tij, Dorothea, “Soul Kitchen”, në ‘Toms River’, mbi bregun atlantik, i shkatërruar katër vjet më parë nga uragani ‘Sandy’.

“Të gjithë duhet të darkojnë në restorant, para së gjithash në një shoqëri, ku një familje në pesë jeton në varfëri dhe ku një amerikan në gjashtë, nuk mund të ushqehet”, – ka thënë Jovi.

Lokali është i përfshirë në planin humanitar që muzikanti dhe aktori, së bashku me gruan, drejtojnë me “Jon Bon Jovi Soul Foundation”.

Në restorant është edhe një shkollë kuzhine, një “bankë ushqimi”, që shërben për të varfrit dhe fëmijët në rrezik. Aty ndodhet edhe një qendër këshillimi për problemet e jetës së përditshme (taksat, shëndeti etj), aktivitete të krijuara në një zonë të populluar nga 90 mijë persona, të gjitha të shtresës mesatare të ulët.

“Në vend që të japim një pjatë me peshk, i mësojmë njerëzve si të peshkojnë, – shpjegon Jon Bon Jovi. – Kur hyn në restorantin tonë, nuk shikon çmime në meny dhe në fund të darkës mjafton të lësh sa para të duash, edhe dhjetë dollarë. Por nëse je vërtet i varfër dhe nuk ke mundësi as për këtë, përvesh mëngët: që do të thotë, të marrësh ushqimin në tryezë, të punosh në kopshtin tonë, të lash pjatat. Nëse pastaj ke mundësi të paguash, merr një teserë që mbulon shpenzimet e darkës tënde dhe të ndonjë tjetri që ndodhet këtu në restorant ose që do të vijë nesër”.

“Të gjithë ulen tek i njëjti vend”, – shpjegon Dorothea, e cila me të shoqin ka objektivin ambizioz të luftojë kundër urisë në SHBA.

Restoranti nuk është e vetmja nismë e fondacionit që drejton Jon Bon Jovi me të shoqen. Fondacioni i tij ka ndërtuar 500 banesa me çmim të ulët dhe 10 vendstrehime për mijëra të varfër apo që nuk kanë shtëpi dhe një tjetër restorant, “Red Bank”, që ka shërbyer deri tani 50 mijë racione ushqimi.

Por Jon Bon Jovi ka edhe projekte muzikore. Albumi i tij i radhës duhet të dalë në shtator.

 

Please follow and like us: