Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook po ndërton një tjetër aplikacion

3300Raportohet se Facebook është duke ndërtuar një aplikacion të dedikuar kamere i cili në vetvehte është përpjekja e katërt e kompanisë në këtë drejtim.

Aplikacioni në fjalë do e bëjë më të lehtë për përdoruesit të realizojnë foto, video dhe transmetime live për ti prezantuar më pas sipas modelit të Snapchat shkruante Wall Street Journal. Edhe mund të jetë në fazat fillestare të zhvillimit dhe mbase mund të mos zyrtarizohet kurrë, aplikacionin synon të luftojë trendin në rënie të imazheve dhe videove personale në rrjetin social.

Kjo nismë vjen pas tre iniciativave të kaluara nga Facebook për të ndërtuar një aplikacion të kësaj kategorie. Dy prej tyre, Poke dhe Slingshot, janë të bazuar terësisht në mënyrën sesi funksionon Snapchat, ndërsa i treti, quajtur Camera ishte një përpjekje e Facebook për të vjedhur suksesin e Instagram.

E gjitha përfundoi me blerjen e Instagram nga Facebook për 1 miliard dollar, një muaj nga zyrtarizimi i Camera në Maj të 2012-tës. Vitin e kaluar rrjeti social u përpoq të bënte të njëjtën gjë edhe me Snapchat duke ndërtuar një klon quajtur Poke po pa rezultat.

Kompania ofroi 3 miliard dollar për blerjen e Snapchat, një marrëveshje që spati sukses. Kësaj here rrjeti social ndërtoi Slingshot ku edhe ky i fundit dështoi të bënte për vehte imagjinatën e përdoruesve. (PCWorld Albanian)

Please follow and like us: