Albspirit

Media/News/Publishing

Meta: Të gatshëm të votojmë Reformën në Drejtësi

meta

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i shprehu Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, William Brownfield angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë për të kaluar sa më parë Reformën në Drejtësi.

Në një takim që pati me të në Washington, Meta tha se kjo reformë do të shërbejë për të rikthyer besimin e publikut të shteti ligjor, për të luftuar me efikasitet korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë.

Please follow and like us: