Albspirit

Media/News/Publishing

“Miss Universe Albania 2015” nuk ia dorëzon kurorën pasardhëses së saj!

miss-universe-albania-2015_1465383073-4816796Ditë më parë në Shqipëri është organizuar spektakli i bukurisë “Miss Universe Albania 2016”. Lindita Idrizi quhet vajza që rrëmbeu kurorën e më të bukurës duke fituar edhe të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Universe”. Por gjatë spektaklit ndodhi një gjë e pazakontë në evente të tilla kur Missi paraprak i dorëzon kurorën pasardhëses së saj. Kjo nuk ndodhi këtë vit, pasi Megi Luka, “Miss Universe Albania 2015”, nuk mori pjesë dhe nuk dorëzoi kurorën siç e do zakoni. Media mëson se arsye për këtë ishin disa probleme mes organizatorëve dhe Megit. Në vend të saj kurorën e dorëzoi Anisa Kospiri, “Miss Universe Albania 2002”.

Please follow and like us: