Albspirit

Media/News/Publishing

Ndeshja Angli-Rusi, Putin kërcënon me nëndetësen e frikshme ushtarake!

nen-933x445Vetëm pak ditë nga ndeshja e Angli-Rusi në Kampionatin Europian, presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar nëndetësen “Oskol”, drejt kanalit britanik. Sipas të përditshmes “The Sun”, një nëndetëse e armatosur me raketa dhe silurë, ka kaluar përmes ngushticës së Dover, ditën e djeshme. Duke publikuar dhe fotot e saj, “The Sun” e konsideron dërgimin e nëndetëses, si një akt provokimi për të ndezuar pasionet patriotike përpara ndeshjes me Anglinë. Nëndetësja u pikas në Detin e Veriut, duke lundruar krahun lindor të bregdetit të Britanisë së Madhe. Sekretari i mbrojtjes Michael Fallon në lidhje me këtë akt ka thënë : “Kjo tregon se marina britanike është shumë vigjilente në kontrollin e ujërave ndërkombëtare dhe territoriale, që të mbajë Britainë të mbrojtur ndaj çdo rreziku”.

Please follow and like us: