Albspirit

Media/News/Publishing

Aksident në Rinas, humb jetën drejtuesi i motorit

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot pasdite në rrugën e Rinasit.

Për pasojë ka humbur jetën një person.

Të dhënat e para flasin për një makinë dhe një automjet që janë përplasur me njëra-tjetrën.

Përplasja ishte fatale duke i marrë jetën drejtuesit të motorit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për te hetuar shkaqet e aksidentit.

Për momentin nuk dihet identiteti i viktimës.

Please follow and like us: