Albspirit

Media/News/Publishing

Che Guevara, revolucionari që ëndërronte të ngopte të varfrit me bukë

Kuzhina politike: Che Guevara, revolucionari që ëndërronte të ngopte të varfrit me bukë

Kuzhina politike: Pjatat e preferuar të udhëheqësve historik

Che Guevara, revolucionari që ëndërronte të ngopte të varfrit me bukë

“Për mëngjes ne do të kemi ushtarët e armikut, për drekë – aeroplanët, për darkë – tanket”, – u deklaroi njëherë shokëve të vet të luftës revolucionare legjendari Ernesto Che Guevara. Me origjinë argjentinase, ai u bë i famshëm në mbarë botën me pjesëmarrjen e vet në Revolucionin Kuban, me luftën në xhunglat e Afrikës dhe me humbjen e jetës në Bolivi, Che Guevara edhe me kalimin e 4 dekadave pas vdekjes së vet vazhdon të mbetet njeri-simbol.

Duke qenë revolucionar profesional ai ishte shumë larg kënaqësive gastronomike. Megjithëse, ndoshta, me siguri merrte vesh, ia thekte mirë në kuzhinën latonoamerikane.

Ai mund të përgatiste pa problem asado-n, një lloj gatimi argjentinas ky me mish të pjekur në prush. Ditën e fillonte gjithmonë me çaj mate, fort i preferuar në Amerikën Latine. Dhe siç tregojnë, atij i pëlqente shumë cebiche (pjata e përgatitur me peshk krudo të marinuar në lëng limoni të athët). Në disa restorante aktualisht mund të porositet pjata e cila ashtu dhe quhet “Cebiche de Che Guevara”.

Por pikërisht si pjesëmarrës i luftës revolucionare Che Guevara e kuptonte për mrekulli rëndësinë e ushqimit.

Sipas fjalëve të tij, gjatë kohës së luftës një nga mundimet më të mëdha është ushqimi i ftohtë, i shpëlarë, pa pikë shije. Jo krejt rastësisht Che Guevara në veprat e veta teorike kushtuar luftës guerile (partizane) i caktoi një vend shumë të rëndësishëm problemeve të të ushqyerit të luftëtarëve.

Ai shkruante, se duke bërë një jetë kampi vazhdimisht në marshim në terren tropikal, partizani fiton një sërë aftësish e praktikash për përgatitjen e ushqimit. Disa nga ato lejojnë përgatitjen më të shpejtë të ushqimit falë të tjerave – gjatë gatimit gjellës mund ti hidhen erëza, duke shfrytëzuar për këtë qëllim bimët që rriten në shpatet e maleve, kurse përvoja, shprehitë e treta sugjerojnë përgatitjen e një gjelle të re, që e bën disi më të pasur, më të shumëllojshme menu-në e partizanit, e cila përbëhet kryesisht nga zhardhokë (rrënjë), bollgur, kripë, pak vaj bimor ose yndyrë shtazore dhe rrallëherë, kur jepet rasti, një copë mishi.

Komandant Che Guevara kujdesej veçanërisht për atë që partizanët të kishin me vete gjithmonë një rezervë të paprekshme produktesh emergjente: vajin (bimor apo shtazor) të domosdoshëm për organizmin, konservat, të cilat duhen përdorur vetëm atëherë kur nuk ka më asgjë tjetër për të përgatitur ushqimin ose kur në thesin e rrobave ka tepricë konservash që pengojnë ecjen e shpejtë.

Një rëndësi jashtëzakonisht të madhe i jepte Che Guevara konservave të peshkut me vlera të larta ushqyese dhe qumështit të kutisë (i kondensuar) si produkt i shijshëm dhe me vlerë.

Pa sheqer dhe kripë nuk bëhet dot në rezervat ushqimore të partizanit, mësonte Che Guevara. Dhe shtonte, se nuk do të ishte keq sikur partizanët të mbanin përherë me vete edhe disa erëza për gatim, para së gjithash, qepë dhe hudhër.

Në praktikë jeta partizane nuk përkonte fare me teorinë. Për këtë arriti të bindet edhe vetë Che Guevara gjatë tentativës së ndërmarrë për ndezjen e zjarrit të revolucionit në Bolivi, e cila doli vdekjeprurëse për të.

Partizanët e çetës së tij provonin vazhdimisht privime serioze. Produktet ishin të pamjaftueshme. Një ditë Che Guevara shkroi në ditarin e tij bolivian: “Gjahtarët vranë dy majmunë, një papagall dhe një pëllumb. Ne i hëngrëm ato”. Pas dy javësh në ditar u duk shënimi: “Ne vendosëm të hamë kalin”.

Në tetor të vitit 1967 jeta e revolucionarit romantik, i cili ëndërronte të ngopte të varfrit me bukë, u ndërpre nga plumbat e armikut në xhunglën boliviane.

Please follow and like us: