Albspirit

Media/News/Publishing

Hillary Clinton – një moment i paparë në historinë e Amerikës

2016-06-08T024750Z_1_LYNXNPEC5703Z_RTROPTP_4_USA-CAMPAIGN-CLINTON

Ruben Avxhiu

Për herë të parë një nga dy partitë e mëdha amerikane do të zgjedhë një grua si kandidate për president

 

Hillary Clinton ka entuziasmuar e përlotur mbështetësit e saj, mbrëmë në Brooklyn, kur nënvizoi se momentin historik që një grua do të bëhet për herë të pas, pas gati dy shekujsh e gjysëm histori të Shteteve të Bashkuara.
“Sonte kurorëzohet një udhëtim i mrekullueshëm — një ujdhëtim shumë, shumë i gjatë”, tha Hillary Clinton. “U detyrohemi kaq shumë atyre që erdhën përpara nesh por e sontmja ju përket e gjitha juve”.
Nuk ka qenë një betejë e lehtë për ish-Sekretaren e Shtetit, ndonëse pritej që nga fillimi që ajo do të ishte fituesja. Bernie Sanders doli shumë më i zoti se sa pritej dhe ai ende nuk po e pranon humbjen.
Për Hillary Clinton, detyra kryesore e saj mbetet bashkimi i partisë dhe ajo nuk humbi kohë sonte, duke e lavdëruar thellësisht senatorin, ndonëse ai e quan veten ende në garë.
Ajo mburri aktivizmin e tij për shumë dekada dhe debatin e fuqishëm mes të dyve si një gjë shumë të mirë për Partinë Demokrate. Fjalët e saj synonin mbështetësit e senatorit Sanders, që duhet të pranojnë në fund të votojnë për të.
“Tani, unë e di se si ndjehesh kur i vihesh me mish e me shpirt për një kandidat apo një kauzë për të cilën beson dhe në fund të humbasësh. E di fare mirë se si ndjehesh”, tha Hillary Clinton duke hedhur fjalën te humbja e saj e vështirë tetë vjet më parë në të njëjtat rrethana përballë Presidentit të sotëm Barack Obama.
“Por ne duhet të shohim drejt betejave që nap resin dhe le të kujtojmë të gjithë gjërat që na bashkojnë”, shtoi ajo.

Hillary Clinton u kujdes që fjalimi i saj historik të mos ishte vetëm për kundërshtarin e saj kryesor, Donald Trump.
Ajo e përshkroi si një “bully”, që kërkon të kthejë Amerikën në kohën kur njerëzit nuk kishin mundësi të barabarta e të drejta të njëjta. Ajo rreshtoi segmentet e shoqërisë që janë fyer nga Trump gjatë kësaj fushate dhe tha se Amerika meriton shumë më tepër.
Hillary Clinton u bëri thirrje jo vetëm Demokratëve, por edhe të Pavarurve dhe Republikanëve që të bashkohen në një front në mënyrë që Amerika të mos shkojë mbrapsht.
Po në zemër të fjalimit të saj ishte arritja gruas amerikane. Duke ia kushtuar një paragraf të posaçëm nënës së saj, të cilës i dha meritën kryesore për arritjet e saj në jetë.
Vetëm pak më parë fjalimit, kandidatja demokrate kishte shkruar në Tuitër: “Çdo vajze të vogël që ka ëndrra të mëdha. Po, mund të bëhesh çdo gjë që dëshiron – edhe presidente. Kjo natë është për ty”. (Ruben Avxhiu/Illyria)

Please follow and like us: