Albspirit

Media/News/Publishing

Houston konsumoi kokainë pak minuta para martesës!

Në intervistën e tij të fundit, Bobby Brown, ish-bashkëshorti i Whitney Houston rrëfen me lot në sy, se për herë të parë ai e pa Whitney të konsumonte kokainë ditën e dasmës së tyre, vetëm pak përpara se ajo të shkonte drejt altarit vitin 1992. Brown thotë se këngëtarja e ndjerë, konsumonte drogë për të harruar dhumbjen që ndjente, megjithatë situate nuk është ashtu sic shumë persona mund të mendojnë. Sipas Bobby droga nuk e udhëhiqte Whitney Houston.

47-vjecari thotë:’Droga nuk e përfaqësonte atë. Ajo konsumonte drogë por droga nuk udhehiqte Whitney. Ajo ishte shumë e aftë që të përbahej.’ Ndërkohë që do të kujtojmë se një nga personat më të prekur nga problemi i këngëtares me lëndët nartkotike ishte nëna e saj, Cissy. Në deklarat e saj 82-vjecarja ka kujtuar vitin 2005, atëherë kur trokiti shumë e shqetësuar në derën e shtëpisë të të bijës, dhe pa dicka për të cilën nuk ishte përgatitur.

Cissy shtoi:’Dikush kishte pikturuar muret me sprai, ishin piktura të mëdha. Pash sy të mëdhenj dhe fytyra të panjohura. Ata ishin sy djallëzor që vështronin si kërcënim. Dhe në dhomën tjetër ishte një foto e madhe e Whitney, Bobbi dhe Kristinës, por dikush kishte prerë kokën e vajzës sime në atë foto.’

Please follow and like us: