Albspirit

Media/News/Publishing

Kompania e kolaudimit të makinave kërkon rritje çmimi me 6.7%

 

Kompania që ka monopolin e kontrollit teknik të automjeteve “SGS Albania” ka kërkuar rritjen me 6.7 për qind të çmimit që qytetarët paguajnë për kolaudimin e automjeteve.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Transporteve. Kontrata koncesionare parashikon që çmimi i këtij shërbimi të indeksohet një herë në tre vjet sipas inflacionit zyrtar.
Por, ministria thotë se ky afat përkon me muajin shtator, ndaj e ka kthyer mbrapsht kërkesën e kompanisë.
Me rishikimin e pritshëm në shtator, tarifa që qytetarët do të paguajnë për kolaudimin shkon nga 1800 lekë që është aktualisht në 2 mijë lekë.

Please follow and like us: