Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërron jetë nëna e 6 fëmijëve, ja çfarë i bën mikja e saj e zemrës

“Nëse nuk ndodh një mrekulli, a mund ti mbash 6 fëmijët e mi? A do të kujdeseshe për ta sikur të ishin tuajt, duke i mbajtur të gjithë së bashku?”. Kjo ishte dëshira e fundit e Beth Laitpek, e cila i tha këto fjalë teksa ishte duke vdekur nga kanceri.

Shoqja e saj më e mirë, Stephanie Culley, nënë e 3 fëmijëve i tha “po”. Tashmë 39-vjeçarja nga Virxhinia, së bashku me bashkëshortin e saj po përgatisin dokumentet e duhura për marrjen e 6 fëmijëve nën kujdestari.

Beth ishte një nënë beqare, pasi dy baballarët e fëmijëve kishin ndërruar jetë kur ajo ishte e sëmurë. “Kur mjekët na thanë se nuk mund të bënin gjë për shërimin e saj, unë dhe Beth vendosëm që fëmijët e saj do t’i mbaja unë”, ka rrëfyer Stephanie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“I dërgova fëmijët e saj te spitali. Beth i pyeti se me kë do dëshironin që të jetonin pasi ajo të ndërronte jetë. Të gjithë u kthyen nga unë”, shton ajo.

Beth ka vdekur më 19 maj, por sot familja e Stephanie-s ka gjithsej 9 fëmijë të moshave 2-15 vjeç. Historia e tyre e shoqërisë tashmë po bën xhiron e botës.

Please follow and like us: