Albspirit

Media/News/Publishing

Përgjimi seksual, deputetja Ermira Mehmeti largohet nga politika

Ermira Mehmeti përfundimisht largohet nga politika dhe nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, shkruan portali Lajmpress.

Portali nga Shkupi nga “burime të sigurta” mëson se pas dy javësh Ermira Mehmeti do të emërohet notere në rajonin e qytetit të Shkupit. Vendimi do të merret nga ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi i cili do ta nënshkruajë vendimin që deputetja aktuale, Ermira Mehmeti të marrë vendimin për notere dhe të hapë zyrën e saj në Shkup.

Ermira Mehmeti është e njohur në opinion që nga viti 2002. Një kohë të gjatë ka punuar si këshilltare e liderit partiak Ali Ahmetit dhe e ishzëvendëskryeministrit Musa Xhaferi. Më pas u bë deputete në Parlamentin e Maqedonisë dhe ishte angazhuar në pozitat më të larta në parti. “Në pamundësi për të kontaktuar me deputeten Mehmeti, presim reagimin e saj eventual lidhur me këto informacione”, shkruan Ljampress.

Please follow and like us: