Albspirit

Media/News/Publishing

Nga Mentor Kikia/ Sa mirë është kur Shqipëria ikën në Francë (jo vetëm futbollistët)

Nga Mentor Kikia/ Sa mirë është kur Shqipëria ikën në Francë (jo vetëm futbollistët)

Sot celet kampionati Europian. Nje lajm shume i madh per shqiptaret. Do te thoni, aman c’na the, se kemi kohe qe e kemi marre vesh qe edhe ne “beme histortine” duke shkuar ne keto finale. Ne fakt nuk e kisha per kombetaren.

Ne France ka ikur gjysma e politikaneve, ne mos me shume. Pra per here te pare ne Tirane kane mbetur kaq pak politikane, sa te ndjehemi te qete.

Nuk do te kete lajme me reforme sot(dmth jo aq shume sa cdo dite). Nuk do te kete shume fjale si konsensus, dialog, negociata, fleksibilitet, plehre, shkerdhate, hajdut, bajge, gjiriz…..

Nuk do te kete konferenca, deklarata e kunder deklarata, sharje e kunder sharje…

Ishalla kualifikohemi ne grup, qe te rrine sa me gjate ne Paris. Meqe kur jane ketu nuk bejne ndonje pune, te pakten te na lene te qete. Ishalla kualifikohemi edhe ne boteror. Sa mrekulli do te ishte…

Please follow and like us: