Albspirit

Media/News/Publishing

Vlahutin: Pas “Drejtësisë”, BE mbështetje për reformën në Kulturë

Vlahutin: Pas “Drejtësisë”, BE mbështetje për reformën në Kulturë

Punimet në kuadër të projektit “Rehabilitimi i Manastirit të Shën Marisë dhe peizazhit në Parkun Arkeologjik të Apolonisë”, u inspektuan sot  nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin.

Në kuadër të këtij projekti që synon rivitalizimin e këtij aseti me vlera të paçmueshme, Bashkimi Evropian ka investuar rreth 700 mije euro.Ne kemi investuar më shumë se 700 mijë euro pikërisht për këtë zonë pikërisht për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Kumbaro gjatë fjalës së saj theksoi se ky restaurim nuk ka të bëjë thjeshte me fasadën, por edhe me detajet dhe se restauratorët janë ndër ekspertët më të mirë të fushës.

Nga ana tjetër ambasadorja e BE u shpreh se veç reformës në Drejtësi, edhe reforma ne Kulturë do të jetë ndër prioritet e qeverisë shqiptare dhe për këtë nuk do të mungojë suporti nga Bashkimi Evropian.

“Është shumë e rëndësishme që ne duhet ta konservojmë këtë trashëgimi kulturore. Ne duhet ta bëjmë atë atraktive për njerëzit dhe vizitorët. Gjithashtu që ti japim mundësi edhe banorëve të kësaj zone dhe zonave të tjera që mund të përfitojnë nga ky aset kulturorë dhe historik. Këtu nuk po flasim për një burim të Kulturës shqiptare, por flasim edhe për kulturën europiane”, tha ambasadorja.

Please follow and like us: