Albspirit

Media/News/Publishing

17 vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë

nato

Shtatëmbëdhjetë vjet më parë, trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO, hynë në Kosovë prej nga po largoheshin trupat serbe. Që atëherë 12 Qershori i vitit 1999 cilësohet si dita e lirisë së Kosovës. Shtatëmbëdhjetë vjet më pas, Kosova është në vitin e tetë të pavarësisë së saj ndërsa zyrtarë të NATO-s thonë se tani për tani nuk ka plane të reja për ndonjë shkurtim të pranisë së trupave paqeruajtëse. Në atë kohë në Kosovë u vendosën rreth 50 mijë ushtarë, ndërsa 14 pas luftës në terren ndodhen më shumë se 5 mijë trupa. Zyrtarë të NATO-s thonë se misioni i këtyre trupave ka të bëjë me një mjedis të sigurt për të gjithë dhe vendosjen e lirisë së lëvizjes, raporton Zëri i Amerikës. Në  17 -vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s udhëheqësit politikë në Kosovë e shohin 12 Qershorin si një nga ditët më të shënuara në kalendarin historik të Kosovës.

Please follow and like us: