Albspirit

Media/News/Publishing

Gjermania e mposht Ukrainën edhe me golin e Mustafit


Momenti kur Shkodran Mustafi e shënon golin e parë për Gjermaninë

Futbollisti gjerman me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi e ka shënuar golin e parë për Gjermaninë në përballjen e kësaj kombëtareje në kampionatin evropian të futbollit, EURO 2016 që po zhvillohet në Francë.

Mustafi shënoj kundër Ukrainës në minutën e 19-të. Ndeshja përfundoj me rezultat 2:0 për Gjermaninë pasi në minutat shtesë shënon edhe kapiteni i Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger.

Gazeta britanike “The Guardian” raporton se Mustafi sigurisht që nuk do të angazhohej sonte nëse lojtari tjetër gjerman, Mat Hummels do të ishte në gjendje të luante.

“Por, Hummels nuk ishte në gjendje të luaj dhe kështu ish mbrojtësi i Evertonit arriti të sigurojë angazhimin…Cfarë shenje po lë sonte ai”, shkruan Guardian.

Please follow and like us: