Albspirit

Media/News/Publishing

Pelegrinazh në teqen e Melcanit, Korçë

Pelegrinazh në teqen e Melcanit,  Korçë

Grupi organizator i teqesë Melçan, Korçë ka njoftuar se ditën e mërkurë, datë 22 Qershor do të zhvillohet festa e pervitshme e themelimit te Teqese “Abdullah Baba”, e cila perkon me 402 vjetorin e saj.

“Kjo feste tradicionale, per here te pare sivjet do te kthehet ne nje pelegrinazh ne kodren e pyllezuar te kesaj Teqeje, e cila do te jete e ngjashme si festa e 22 gushtit ne malin e Baba Tomorrit.” thuhet më tej në njoftim.

Sipas organizatorëve, të gjithë besimtaret dhe dashamiresit do te gjejne ne kete pelegrinazh nje ditor kushtet e duhura “per te kaluar nje dite gezimi dhe qetesie ne rivieren e kesaj kodre te Shenjteruar nga sakrificat e “Klerikeve  te Shquar” qe kane percjelle nder shekuj fjalen dhe bekimet e te Madhit Zot nder radhet e shoqerise se njerezore” përfundon deklarata e organizatorëve.

Please follow and like us: