Albspirit

Media/News/Publishing

Për çfarë do të akuzohen “Grupi i Drenicës” dhe “Grupi i Llapit” nga Gjykata speciale?

Nëse do të rihapen proceset gjyqësore ndaj grupit të Drenicës dhe të Llapit, disa individë prej tyre mund të akuzohen edhe për krime të tjera. Krimet më trishtuese janë dhunimet e femrave.
Anëtarë që të dyja grupeve qysh tashmë besohet se do të gjykohen edhe për dhunime të femrave shqiptare.
Vrasjet dhe tortura e shqiptarëve do të jenë akuza të tjera për të cilat do të akuzohen ata.
Deri më tani sipas burimeve të gazetës online Shqiptari.Eu, është e besueshme se do të akuzohet Rrustem Mustafa – Remi, ish komandant në Zonën e Llapit.
Por, është e qartë se edhe anëtar të tjerë të “Grupit Drenica” do të akuzohen nga Gjykata speciale, sikurse është fjala për Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Rexhep Selimin, Sylejman Selimin, Azem Sylën dhe të tjerë, emrat e të cilëve do të bëhen të ditur së shpejti.
Rasti i Rrustem Mustafës, për herë të dytë ka shkuar drejt përmbylljes, por veçanërisht vendimi i institucioneve të drejtësisë në Kosovës, për zbutjen e dënimit, e ka bërë të pashmangshëm, që rasti i tij të shkojë për gjykim drejt Hagës.
Në nëtor 2015 Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin në ankesën e të akuzuarve në procesin e quajtur “Grupi i Llapit” në të cilin akuzoheshin drejtuesit e kësaj zone të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë vendim , i pandehuri Latif Gashi do ta vuajë dënimin unik prej 6 vjet burgim, i pandehuri Nazif Mehmeti do ta vuajë dënimin unik prej 3 vjet burgim, ndërsa Rrustem Mustafa do ta vuajë dënimin unik prej 4 vjet burgim.
Gjykata e Apelit në aktgjykimin me numër PAKR 440/13, në ankesat kundër aktgjykimit P 448/2012 të Gjykatës Themelore të Prishtinës, të ushtruara nga mbrojtësi përkatës i të pandehurit L.G., i pandehuri N.M. si dhe i pandehuri R.M. Gjykata e Apelit ka vendosur që të pandehurit L.G., N.M. dhe R.M. shpallen fajtorë për pikën 8 të aktakuzës së ndryshuar, përkatësisht për krime të luftës kundër popullsisë civile, në veçanti trajtim çnjerëzor, shkaktim i vuajtjeve të mëdha apo cenim i integritetit trupor ose i shëndetit, aplikim i masave të frikësimit, terrorit dhe torturës, në kundërshtim me nenin 142 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (Gazeta Zyrtare e RSFJ-së, nr. 44 e datës 8 tetor 1976) (KPRSFJ), lidhur me nenet 22, 24 26 dhe 30 të KPRSFJ-së, për shkak se nga muaji tetor 1998 deri kah fundi i prillit 1999, L.M. dhe N.M. dhe R.M., me përgjegjësi mbikëqyrëse dhe personale, duke vepruar në bashkëpunim me individë të tjerë të paidentifikuar dhe në bazë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, kanë urdhëruar dhe kanë marrë pjesë në rrahjen dhe torturimin e civilëve shqiptarë të Kosovës të mbajtur në mënyrë të kundërligjshme në qendrën e mbajtjes së të burgosurve në Llapashticë në përpjekje të detyrimit me forcë të këtyre të burgosurve që t’i pranojnë aktet e pabesisë së tyre ndaj UÇK-së.
Me aktgjykimin e mëhershëm të Gjykatës Supreme, të tre këta të pandehur janë shpallur fajtorë për pikën 5, ndërsa i pandehuri L.G. po ashtu është shpallur fajtor edhe për pikën 14. I pandehuri L.G. do ta vuajë dënimin unik sipas pikave 5, 8 dhe 14 prej 6 (gjashtë) vjet burgim, i pandehuri N.M. do ta vuajë dënimin unik sipas pikave 5 dhe 8 prej 3 (tre) vjet burgim, ndërsa i pandehuri R.M. do ta vuajë dënimin unik sipas pikave 5 dhe 8 prej 4 (katër) vjet burgim. Sipas aktakuzës fillestare që nga gushti 1998 deri në prill 1999, ata kishin pasur dijeni për qendrat e ndalimit në vendet Bajgorë, Llapashticë, Majac, Patok dhe Kolec. Në këto qendra ishin ndaluar civilë shqiptarë me arsyetime se janë kolaboracionistë të pushtetit serb. Në këto qendra, të pandehurit së bashku me persona të tjerë të panjohur, akuzohen se kanë ndaluar, torturuar, keqtrajtuar dhe rrahur në mënyrën me çnjerëzore civilë shqiptarë.

SHQIPTARI.EU

Please follow and like us: