Albspirit

Media/News/Publishing

Piramidat Ilire në mesin 10 qendrave më të fuqishme ernegjetike në botë

Piramidat llire në Bosnjë  UNESCO i ka vlerësuar në mesin e 10 qendrave spirituale më të fuqishme energjitike në botë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në sqarim thuhet se, këto piramida e kanë prejardhjen para periudhës së neolitit dhe janë më të vjetra se ato të Egjiptit. Ndër këto piramida janë gjetur hapësira nëntokësore me minerale tw pasura dhe ralla dhe një lum me ujë jashtëzakonisht të pastër me veti shëruese, të cilat regjenerojnë trupin e njeriut.

Sipas historianit dhe arkeologut amerikano-boshnjak, Sam Semir Osmanagiç, piramidat në Bosnje, ajo e Diellit, Hënës dhe e Muajit janë piramidat më të vjetra që janë ndërtuar ndonjëherë mbi sipërfaqen e Tokës.

Piramidat janë zbuluar në vitin 2006, në Visoko, qytet 20 km larg kryeqytetit të Bosnjes, Sarajevë.

Madje, sipas arkeologut boshnjak që i ka zbuluar, piramidat janë edhe më të lashta nga piramidat e Egjiptit.

“Piramida më e lartë në botë është ajo e Gizës, 145 metra, piramida më e lartë e Majave është ajo El Mirador – 103 metra, por piramida më e lartë në botë është ajo e Bosnjës, e quajtur Piramida e Diellit e lartë 220 metra. Shmangia nga veriu është 0 gradë, 0 minuta dhe 12 sekonda. Asnjëherë nuk është shënuar një orientim më i saktë se ai në Piramidën e Diellit”,ka shpjeguar Semir Osmanagic, transmeton INA.

Sipas arkeologut që i zbuloi, Osmanagic, piramidat ilire në Bosnje nuk janë përmendur më parë për shkak se ata janë fshehur nga sistemi politik në ish-Jugosllavi. (INA)


Please follow and like us: