Albspirit

Media/News/Publishing

Problematikat e shumta në spitalin e Beratit

 

 

Kur flet për infrastukrurën e spitaleve në Shqipëri duhet që fillimisht të mësohesh me faktin se aty mungojnë ilaçet, se nuk ka kondicionim (ngrohje apo ftohje ajri), se duhet ti paguash lek edhe rojes për të hyrë në spital, mund të shërhoesh nga një sëmundje dhe të marrësh një tjetër më të rëndë.

 

Spitali rajonal i Beratit është ndër institucionet e trajtimit shëndetsor në vendin tonë ku shërbimi dhe shumëçka tjetër do duhej të ishte më e kënaqshme. Si një nga 11 spitalet rajonale të vendit, ky institucion do duhej të ofronte pjesën më të madhe të shërbimeve spitalore që kërkojnë pacientët e këtij qarku. Në spitalin e Beratit sipas rregullores e cila përcakton shërbimet që duhet të ofrojë një spital rajonal duhet që pacientët të merrnin këto shërbime: të urgjencës, të mjekësisë së përgjithshme, të kirurgjisë se përgjithshme, ortopedi-traumatologji, radiologjisë, fizioterapisë, etj

Gjithashtu sipas rregullores për spitalet, thuhet se institucionet  e shërbimit shëndetsor rajonal duhet që të jenë të pajisura me klinika ose kabinete për:  hemodializen, okulistikën, otorinolaringologjinë, urologjinë, neurologjinë, onkologjinë etj.

Por një pjesë e madhe e këtyre shërbimeve në spitalin rajonal të Beratit, nuk ofrohen ose ofrohen pjesërisht.

Mungesa në personel

Spitali i Beratit si pjesa më e madhe e spitaleve rajonale në vendin tonë, vuan nga mungesa e theksuar e personelit të kualifikuar. Një pacient për të marre shërbimin e kërkuar duhet të sorollatet sa tek spitali, urgjenca apo poliklinika duke qenë se shefat përgjegjës në këto dikastere i’a pasojnë përgjegjësinë njëri tjetrit. Sipas burimeve nga brenda spitalit, bëhet e ditur se nga ky institucion ka pasur dhe largime të mjekve dhe infermierve drejt Gjermanisë me azil. Sa i përket personelit të specializuar, në Berat ka dhe një problem tjetër që mund të konsiderohet dhe si skandal, prania e mjekve dhe infermierve (meshkuj) të dehur gjatë orarit të shërbimit. Në lidhje me personelin, një problem madhor të cilin e ka pranuar edhe vet drejtuesja e këtij institucioni është edhe fakti se prej gati 2 vjetësh, Spitali i Beratit vuan mungesën e kirurgëve. Në këtë spital normalisht nevoiten 3 kirurgë, por në shërbim janë vetëm 2. Ky fakt shkakton mangësi në shërbimin ndaj qytetarve të këtij qarku, madje edhe duke rrezikuar jetën e pacientëve në disa raste.

 

Infarstruktura e dobët

 

Kur flet për infrastukrurën e spitaleve në Shqipëri duhet që fillimisht të mësohesh me faktin se aty mungojnë ilaçet, se nuk ka kondicionim (ngrohje apo ftohje ajri), se duhet ti paguash lek edhe rojes për të hyrë në spital, mund të shërohesh nga një sëmundje dhe të marrësh një tjetër më të rëndë. Të gjitha këto probleme që në pjesën më të madhe shoqwrojnë të gjitha spitalet e Shqipërisë, në spitalin rajonal të Beratit shumwfishohen. Sptali i Beratit për hir të vërtetës është i rikonstruktuar jo më larg se në 8 vitet e fundit, por përsëri edhe kjo nuk ka bërë që ai të ketë kushtet optimale qw duhet të ofrojë një spital. Për këtë mjafton të përmendim faktin se godina katër katëshe e spitalit është e pajisur me ashensor i cili vihet në punë vetëm në rastet e emergjencave të rënda ose kur mjekët nuk duan që të lodhen. Këtë situatë më së shumti e vuajnë pacientet e moshuar dhe sidomos ata që vuajnë nga sëmundjet respiratore. Infrastrukturës në nivel të dobët i bashkohet dhe mungesa e aparaturave përkatëse apo dhe mosfunksionimi i tyre në disa raste.

Spiati Rajonal i Beratit ishte i fundit  në të gjithë vendin që në  janar të këtij viti u kompletua me aparaturat e kardiologjisë, të cilat nuk janë  vënë në dispozicion të pacientëve 100%, për shkak edhe të mungesës së  personelit të kualifikuar.

 

 

 

Please follow and like us: