Albspirit

Media/News/Publishing

Reagon Bora Kokëdhima pas “Bordosë”: Ja e vërteta e veshjeve

 

Pas lajmit të publikuar rreth kopjimit të veshjeve nga fotografi Endrit Mërtiri dhe stilistja Bora Kokëdhima nga revista “Bordo”, Bora është shprehur për gazetën Express se nuk ka fare lidhje me diçka të tillë dhe se veshjet e saj janë autentike.

“Unë kam bërë veshjet dhe nuk ka pikë kopje.

Seti është bërë nga Endrit Mërtiri, ndërsa lulet e kokës janë bërë nga vajza e Miranda Dupit, grimi është bërë nga Suela Cangu. Kurse nëse ka ndonjë problem me veshjet për ato pergjigjem unë.

Ato janë veshjet e mia janë 100% autentike. Unë nuk bëj kapele dhe as foto, bëj veshje. Unë bëj shumë “look book” smund të merrem me të gjitha vetë,”-shprehet Kokëdhima për gazetën Express. Ndërkohë më herët edhe Mërtiri përmes një fotoje ka përgënjeshtruar dhe hedhur poshtë idenë e kopjimit prej tij.

Please follow and like us: