Albspirit

Media/News/Publishing

Ullmar Qvick sot feston ditëlindjen e 73

Miku i mirë i shqiptareve albanologu, Ullmar Qvick sot feston ditëlindjen e 73

Miku i mirë i shqiptareve albanologu, Ullmar Qvick sot feston ditëlindjen e 73

Albanologu Ulmar Qvick nga Suedia, i cili e zotëron për mrekulli gjuhën shqipe, e po ashtu i cili njihet edhe si dhëndëri i Kosovës feston sot ditëlindjen e 73.

Suedezi Qvick, po ashtu është studiues dhe përkthyes i zellshëm, redaktuesi i fjalorit të parë suedisht-shqip.

Ai qysh në moshën 11-vjeçare, rreth viteve 1950 i kishte rastisur të dëgjojë muzikë popullore shqiptare, dhe meqë i kishte pëlqyer tingujt e muzikës popull9ore kishte zgjuar edhe interesimin, për të qenë më afër popullit shqiptar. Ai më vonë kishte bërë përpjekje të zbulojë gjithçka rreth Shqipërisë, e pastaj edhe rreth Kosovës. Marrëdhëniet e tij me Shqipërinë dhe Kosovën i sheh gjithnjë me shumë dashuri.

Albanologu Ullmar Qvick, ka lindur në Kristinehamn, në rrethin e Vermlandës të Suedisë në vitin 1934. Ka 40 vite përvojë pune nëpër shkolla të ndryshme në vend, ndërsa nga viti 1999 është në pension, por vazhdon të merret me përkthime.

Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1970, ndërsa 7 vjet më vonë, për herë të parë vjen edhe në Kosovë, si pjesëmarrës në Seminarin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Ai është i martuar me Samka Nimanin nga Pejë, me të cilën ka një vajzë e quajtur Arlinda.

Gruaja e tij

Vajza e tij

Please follow and like us: