Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada amerikane: SHBA mirëpret miratimin e draftit të Reformës në Drejtësi

Ambasada amerikane: SHBA mirëpret miratimin e draftit të Reformës në Drejtësi

Ambasada amerikane përmes një deklarate zyrtare është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin Projekt-Amendamentet Kushtetuese nga Komisioni i Reformës në Drejtësi.

Në deklaratën e Ambasadës thuhet gjithashtu se SHBA nxit dialogun midis qeverisë dhe opozitës për të zgjidhur çështjen e fundit të mbetur për të cilën kanë mosmarrëveshje.

Sipas Ambasadës amerikane, një vote për këtë reformë është një vote në favor të lëvizjes së Shqipërisë përpara në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe një të ardhmeje më të fortë euro-atlantike.

Deklarata e plotë e Ambasadatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin e projekt-amendamenteve kushtetuese nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi i Parlamentit të Shqipërisë. Ky është një hap i rëndësishëm për të shtruar rrugën e miratimit të plotë të një reforme të thellë dhe domethënëse të sistemit të drejtësisë të Shqipërisë. Paketa e projekt-amendamenteve ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për të zgjidhur çështjen e fundit të mbetur për të cilën kanë mosmarrëveshje dhe nxisim të gjithë anëtarët e parlamentit të votojnë në favor të kësaj reforme. Një vote për këtë reformë është një vote në favor të lëvizjes së Shqipërisë përpara në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe një të ardhmeje më të fortë euro-atlantike.

Please follow and like us: