Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet tifozi i parë shqiptar në Francë

Pas Marsejës vëmendja është përqendruar në Lens.

Tifozët anglezë po mbahen nën vëzhgim jo vetëm të medieve, por sidomos të policisë franceze.

“Daily Mail” i ka bërë një reportazh qytetit të Lens ku Anglia do të luajë kundër Uellsit.

Aty thuhet se për momentin gjërat janë të qeta, por duhet se “stuhia po vjen”.

Gazeta shkruan se të hënën në mbrëmje u arrestua një tifoz shqiptar pasi goditi një tifoz anglez.

Shkaqet e përplasjes nuk bëhen të ditura.

Në Lens paskan mbetur ende tifozë shqiptarë që kanë parë ndeshjen kundër Zvicrës.

Sipas të njëjtave burime në sherr u plagosën lehtë edhe dy persona të tjerë.

Arrestime pati edhe pas ndeshjes së Gjermanisë.

Please follow and like us: