Albspirit

Media/News/Publishing

Bashkëshorti i zemëruar nxjerr në shitje të gjitha rrobat e gruas

Një bashkëshort i zemëruar ka marrë hak ndaj “bashkëshortes tradhtare”, duke ofruar çdo gjë të sajën për shitje në “eBay”.

“Këto janë rrobat e ish-gruas sime. Nuk më interesojnë”, shprehet ai. Burri ka vënë në shitje edhe makinën e saj “Smart”, me një ofertë që nis nga 1400 dollarë. Ndërsa për rrobat ai thotë së çmimet janë nga 185 dollarë. Në reklamën e makinës, shitësi shpjegon: “Ish-bashkëshortja më la për trajnerin personal, i cili ngjan me Beppe nga Eastenders (ju kujtohet?)”. Shitësi që dëshiron të jetë anonim është shprehur se paratë do t’i përdorë për një festë të madhe, që ta ndihmojë atë të harrojë gruan që i theu zemrën.

Please follow and like us: