Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa futet në top-dhjetëshen e Britanisë së Madhe

Dua Lipa

 Këngëtarja e re shqiptare që po bën karrierë në Britani të Madhe, Dua Lipa, është duke shijuar sukseset e këngës së saj të fundit “Hotter than Hell”. Kjo këngë ka arritur të renditet ndër dhjetë këngët më të kërkuara në shërbimin ‘iTunes’ të Apple-it në Britani të Madhe. Lajmit për këtë sukses i është gëzuar edhe vetë këngëtarja, e cila e ka ndarë gëzimin me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. “Kur arrin në Top 10 në Britani të Madhe në ‘iTunes’ dhe emocionohesh”, ka shkruar këngëtarja kosovare në Twitter. “Hotter than Hell” u publikua në fillim të majit. Deri më tani, kjo këngë ka shënuar më shumë se katër milionë klikime. (r.m.)

Please follow and like us: