Albspirit

Media/News/Publishing

I burgosuri denoncon dy gardianet: Më përdhunuan, dua 650 mijë dollarë!

 

Dy gardiane burgu janë pas hekurave për akuzën e abuzimit me një të burgosur. Jill Curry, 39 vjeç dhe Brett Robinson, 33 vjeçe, akuzohen se kanë kryer marrëdhënie me një të burgosur në burgun e Uashingtonit. Ka qenë 25-vjeçari Jang-Li Delgado-Galban, e cili ka denoncuar këtë fakt, duke e quajtur abuzim. Ngjarja ka ndodhur para 5 vjetësh dhe tani dy gratë janë të burgosura, në pritje të vendimit të gjykatës. Gjatë procesit, i dënuari ka kërkuar një dëmshpërblim prej 650 mijë dollarësh dhe ka pretenduar se dy gardianet e kanë përdhunuar disa herë në qelinë e tij, duke përfituar nga autoriteti që u jepte pozicioni i punës. Ndërsa avokatët e dy të akuzuarave thonë se e kundërta është e vërtetë. Sipas tyre, i dënuari për armëmbajtje pa leje dhe agresion, i ka bindur dy gratë të përfshihen në marrëdhënie seksuale me të.

Please follow and like us: