Albspirit

Media/News/Publishing

Jahjaga, pjesë e samitit me gra të suksesshme botërore

Jahjaga, pjesë e samitit me gra të suksesshme botërore

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po merr pjesë si e ftuar në Samitin The United State of Women, të organizuar nga Shtëpia e Bardhë në Uashington, hapjen zyrtare të të cilit do ta bëjnë Presidenti dhe Zonja e Parë të SHBA-ve, Barack dhe Michelle Obama dhe zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden.

Samiti ka mbledhur gra të suksesshme, aktore të mirënjohura, biznesmene e politikane, si astronauten Christina Koch, aktoren Meryl Streep; pronaren mediatike Oprah Winfrey; aktivisten e të drejtave të grave Gloria Steinem; Gina Tesla nga korporata IBM; Caryl Stern, presidente e Fondit të SHBA-ve për UNICEF-in e tw tjera.

Të gjitha këto gra që kanë thyer barriera me përpjekjet e tyre për t’u ngjitur nëpër majat e suksesit që njëkohësisht kanë përmirësuar pozitën e gruas.

Samiti i sivjetmë, shënon arritjet e deritashme, por synon edhe të identifikojë barrierat dhe t’i adresojë ato, në mënyrë që të bëhen ndryshime rrënjësore në ndërtimin e një të ardhmeje me barazi të plotë gjinore.

Me moton “Sot e ndryshojmë të nesërmen”, do të diskutohet për fuqizimin e grave në ekonomi, shëndetin dhe mirëqenien e tyre, mundësitë për edukim, dhunën kundër grave, ndërmarrësinë, lidershipin dhe angazhimin qytetar të tyre.

Please follow and like us: