Albspirit

Media/News/Publishing

Kontrata e aeroportit të Rinasit

Çmimi i shitjes 82.25 milionë euro, blerësi nga ishujt Cayman
82. 25 milionë euro është çmimi i shitjes së kompanisë Tirana International Airport, që menaxhon me koncesion Aeroportin e Rinasit, tek Grupi i shërbimeve financiare China Everbright me bazë në Hong Kong. Kontrata e shitblerjes eshte pare nga revista ekonomike Monitor e cila raporton se shuma eshte e ndare tek tre aksionere aktuale te Tirana International Airport, sipas përqindjes se aksioneve.

DEG – 26,073,250 euro
Avia – 38,657,500 euro
AAEF – 17,519,250 euro
Grupi i shërbimeve financiare China Everbright me bazë në Hong Kong njoftoi zyrtarisht në 25 prill 2016 nënshkrimin e marrëveshjes për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Ndërmarrja që do të marrë përsipër të drejtat e koncesionit dhe do ti ushtorje ato deri ne 2027 është emërtuar, “Keen Dynamics Limited”. Ndersa China Everbright Limited është një kompani e shërbimeve financiare në menaxhimin e aseteve, investimeve direkte, ndërmjetësimit dhe bankingut investues në rajonin e Kinës, përfshirë dhe Hong Kongun. Kompania e saj mëmë sipas njoftimit te publikuar me heret është China Everbright Group, me pronësi shtetërore.
Monitor raporton se sipas skemës së paraqitur në kontratë  janë dy kompani mëma China Everbright Limited dhe Friedman Pacific Assets Management, që kanë krijuar në prill 2014 kompaninë China Airport Synergy Investment Limited, me interes për të investuar në aeroporte.
Ndërkohë “Keen Dynamics Limited”, ndërmarrja që ka marrë të drejtat e koncesionit, pjesë e grupit të mësipërm, rezulton, sipas kontratës e regjistruar në Ishujt Cayman.
Tirana International Airport është një nga kompanitë më fitimprurëse në vend. Në vitin 2015 ajo kishte një qarkullim vjetor prej 4.9 miliardë lekë, rreth 35 milionë euro. Pak javë më parë, qeveria shqiptare arriti marrëveshje me Tirana international Airport për heqjen e eksluzivitetit nderkohe qe I zgjati afatin e koncesionit me dy vjet duke bere qe ai te shtyehet deri me 2027 me hapjen e Aeroportit te Kukesit. Ndersa ne rastet e venies ne perdorim te një aeroporti tjetër, si Vlora ose Saranda, afati i Koncesionit për çdo vit operimi të tyre do të shtyhet me 0.5 vite të tjera.
Please follow and like us: