Albspirit

Media/News/Publishing

 Tifozet seksi të Euro 2016

Cerciz Loloci's photo.
Cerciz Loloci's photo.
Cerciz Loloci's photo.
Cerciz Loloci's photo.
+22

Tifozet seksi të Euro 2016, mes tyre edhe Rudina Suti dhe Elvana Gjata

Siç është bërë traditë gjatë viteve të fundit, në çdo kompeticion madhor të futbollit europian apo botëror, mediat sportive nxitojnë të zbulojnë edhe muzat frymëzuese të skuadrave pjesëmarrëse.

Shqipëria në Euro 2016 ka tërhequr vëmendjen e disa prej mediave më prestigjoze botërore, duke zbuluar edhe emrin më përfaqësues të bukurisë shqiptare në mbështetje të Kombëtares.
Në një klasifikim të publikuar nga gazeta franceze “Le Meilleur de Football”, femra që identifikon kuqezinjtë është këngëtarja Elvana Gjata. Një gjetje e goditur pasi hiti “Kuqezi” i këngëtares shqiptare ka arritur të pushtojë zemrat e shqiptarëve në mbarë botën.

Pas bujës që pati ndeshja Shqipëri-Zvicër në mediat vendase dhe ndërkombëtare, diçka tjetër që prodhoi lajm ishin edhe pamjet filmike të kapura nga kamerat e stadiumit të tribunës me tifozë shqiptarë. Në këto pamje filmike u vu re një vajzë mjaft simpatike, video dhe fotot e së cilës u pasqyruan në faqet kryesore të disa mediave, duke treguar se ajo ishte një nga vajzat më të bukura që bënin tifo për skuadrën shqiptare dhe madje kamera e ka fokusuar disa herë.
Fotografinë e tifozes shqiptare e ka publikuar në Tëitter edhe aktori Ken Barlow, i cili në momentin që Zvicra shënoi gol, tha: “Oh, Zvicra sapo shënoi. Bukuroshja shqiptare nuk do të jetë më e qeshur…”.

Please follow and like us: