Albspirit

Media/News/Publishing

Votim unanim, Gjin Gjoni rizgjidhet President i Rrjetit i KLD-ve të Ballkanit dhe Euro-Mesdheut

gjin gjoni noa konferenca

Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, është rizgjedhur me votim unanim, President i Rrjetit të KLD-ve të Ballkanit dhe Euro-Mesdheut. Rizgjedhja e gjyqtarit Gjoni u bë gjatë takimit të radhës që Rrjeti i Këshillave të Lartë të Drejtësisë të Ballkanit dhe Euro-Mesdheut zhvilloi dje dhe sot (13-14 qershor 2016) në Romë, me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve anëtare.

gjin gjoni noa konferenca2Në këtë takim, ishin të ftuar edhe Greqia, Serbia dhe Maqedonia të cilët së shpejti do të bëhen anëtare të këtij rrjeti. Në konferencë ishin të pranishëm dhe kryetari i Gjykatës së Kasacionit Italian dhe gjithashtu edhe Zëvendëspresident i Këshillit të lartë të Drejtësisë Italiane, Giovanni Legnini. Në fund të takimit dyditor samiti ka rizgjedhur z. Gjin Gjoni si president të këtij rrjeti edhe për një mandat tjetër deri në 31 qershor 2017 me votim në mënyrë unanime. Rrjeti i Këshillave të Lartë të Drejtësisë ka vendosur që mbledhjen e radhës ta organizojë më 29 qershor deri në 1 korrik në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofie.

gjin gjoni noaGjin Gjoni, 46 vjeç, u zgjodh anëtar i KLD në mesin e dytë të vitit 2013. në të njëjtin vit u zgjodh edhe zëvendëskryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare. Gjithashtu është anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës. Nga viti 2009 ai është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Në vitet 2006-2007, ishte ekspert pranë Këshillit të Evropës në Strasburg, në Komisionin e Çështjeve Penale. Kurse nga viti 2003-2012, ishte ekspert pranë Këshillit të Evropës në Strasburg, në Komisionin Europian të Luftës Kundër Terrorizmit. Fillimet në gjyqësor, z.Gjoni i ka në vitin 1993 kur ishte ndihmësgjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të vazhduar si gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Tiranë. Ai është aktivizuar edhe në mësimdhënie, si pedagog pranë Akademisë së Policisë Tiranë dhe më tej në Universitetin e Tiranës.

Please follow and like us: