Albspirit

Media/News/Publishing

Google: Qendra e botës është në Çorum

Motori më i madh i kërkimit në botë, Google ka përcaktuar qytetin e Çorumit në Turqi si epiqendrën gjeografike të botës.

 

Google: Qendra e botës është në Çorum

Qyteti Çorum në Turqi është përcaktuar si qendra gjeografike botës.

Motori më i madh i kërkimit në botë, Google, ka përcaktuar qytetin Çorum si qendrën gjeografike të botës. Çorum, i cili deri më tani ka qenë qendra e botës sipas matjeve teorike, tashmë është përcaktuar si i tillë edhe nga Google Maps.

Andrew J. Woods në vitin 1973 kishte bërë disa matje dhe kishte përcaktuar si qendrën gjeografike të tokës, një zonë rreth 150 kilometra në juglindje të kryeqytetit të Turqisë, Ankara. Ndërsa në vitin 2003 Holger Isenbergkishte bërë matje me modelin digjital global dhe kishte pohuar se qendra gjeografike e botës është Çorumi.

Ndërkohë më herët kanë ekzistuar teori se qendra gjeografike e tokës është zona, ku ndodhen edhe piramidat e Egjiptit.

Please follow and like us: