Albspirit

Media/News/Publishing

Marseja, qyteti i zbukuruar nga tifozët shqiptarë që festojnë

Shqiptare Marseje

Katër ditë pas përleshjeve të dhunshme mes tifozëve anglezë dhe rusë, Marseja jeton sot një ditë të bukur futbolli. Shtypi francez nënvizon faktin se tifozët e të dy ekipeve, por veçanërisht ata shqiptarë, janë grumbullur qetësisht në qytetin bregdetar, në jug të Francës. “L’Equipe” thekson se qyteti është krejtësisht i ndryshëm pas përleshjeve të ndeshjes Angli-Rusi dhe do të presë mbrëmjen e sotme duelin mes Shqipërisë dhe Francës.

“Është një ditë normale, me pak më shumë njerëz”, shprehet Bruno, kamerier në një nga lokalet e shumtë që u shërbejnë tifozëve në zonën e Portit të vjetër. Ai kishte qenë shumë pranë përleshjeve të huliganëve gjatë fundjavës së shkuar. “Këtë të mërkurë, nuk ka asgjë si atë ditë. Është shumë më tepër qetësi”, konstaton ai, duke treguar tarracën e lokalit të mbushur me tifozë. “Tifozët shqiptarë kanë ardhur për të festuar dhe nuk kanë për të pirë dhe për t’u përleshur. Ata janë normalë. Janë njerëz të mirë”, shprehet Bruno.

Më tepër se 20 mijë shqiptarë pritet të jenë në mbrëmje në stadiumin “Velodrome”. Përgjatë gjithë ditës ata kanë shëtitur nëpër rrugët e Marsejës. Ata i kanë pushtuar rrugët e Marsejës në mënyrë paqësore, me flamuj në dorë dhe kapele në kokë. Kjo ishte e rëndësishme për ta për t’i treguar Francës dhe Europës një imazh tjetër, për të treguar se ekzistojnë edhe tifozët paqësorë.

“Marseja është një qytet i bukur, ka vajza të bukura dhe ne do të fitojmë 2-0 sot në mbrëmje”, shprehet Gëzimi, një tifoz që mban të veshur bluzën e Lorik Canës.

France tifoze

Please follow and like us: