Albspirit

Media/News/Publishing

Vendoset shtatorja e Adem Jasharit në Dragash

adem-1-620x330 (1)

Në nderim të figurës së legjendarit Adem Jashari, sot në Dragash është përuruar shtatorja e tij.

Qindra persona, në mesin e të cilëve veteranë të luftës ishin të pranishëm gjatë ditës së sotme për të nderuar figurën e heroit të luftës, Adem Jashari, raporton lajmi.net.

Në këtë ditë të veçantë, nuk mungoi as Rifat Jashari, vëllai i komandantit të UÇK-së.

Vendosja e kësaj shtatoreje në këtë qytezë, zgjoi shumë polemika nga komuniteti boshnjako-goran. Të njëjtit e kundërshtuan një veprim të tillë.

Mirëpo, pavarësisht këtyre kundërshtimeve Kuvendi i Dragashit mori vendim që të vendoset shtatorja e Adem Jasharit në qendër të qytezës.

Me 18 vota për, e dy të padeklaruar, u mor vendimi për vendosjen e shtatores në qendër të qytezës së Dragashit, e po ashtu edhe emërimin e sheshit me emrin e komandantit të UÇK-së.

Kundër bustit të Adem Jasharit në Dragash, u pat nisur edhe një peticion, por që  nuk gjeti përkrahje dhe u nënshkrua nga pak njerëz.

Please follow and like us: