Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa koncert në Prishtinë?

Këngëtarja kosovare Dua Lipa e cila është duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në tregun ndërkombëtar, duket se do të prezantohet me një koncert në Prishtinë.

Burime të Kult Plus kanë bërë të ditur se koncerti do të mbahet më 6 gusht. Koncertin e Dua Lipës thuhet se e organizon Komuna e Prishtinës.

Erzen Vraniqi, zëdhënës i Komunës së Prishtinës ka thënë se një koncert të tillë nuk mund ta konfirmojë njëherë për njëherë, sepse, sipas tij ende është herët.  “Nuk mund ta konfirmoj, por ka bisedime për një gjë të tillë”, ka thënë Vraniqi.

Dua Lipa e cila ka nis karrierën në Angli, tashmë ka shpërthyer me suksesin e saj në shumë shtete evropiane, duke përfshirë edhe disa performanca në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo po ashtu është duke e mbajtur turin e këtij viti në shumë metropole të Evropës.

PARA

PAS

Please follow and like us: