Albspirit

Media/News/Publishing

Gjermani-Poloni, me rrjeta të paprekura

Gjermani-Poloni, me rrjeta të paprekura. Çfarë shpërdorimi nga Milik

Dy raste të pastra për gol ka shpërdoruar sulmuesi i Polonisë, Milik, lojtar që aktivizohet me Ajaksin e Amsterdamit, duke i mohuar kështu kombëtares së tij një fitore të mundshme dhe shumë mbresëlënëse nëse do të arrihej, përballë një rivali të vjetër “armik” si Gjermania, e cila nga ana e saj iu gëzua mbajtjes së topit kryesisht në pjesën e parë të takimit.

Megjithatë, duke qenë se të dy ekipet vinin nga fitoret në takimet e para, respektivisht gjermanët ndaj Ukrainës dhe polakët ndaj irlandezo-veriorëve, barazimi u shkon për shtat të dyve, që aktualisht janë ngjitur në krye të grupit C me nga 4 pikë, ndërsa ndiqen nga Irlanda e Veriut me 3 dhe Ukraina me 0.

Gjermania nuk mundi të shkonte në portën e Polonisë deri në minutën e 46 të takimit, ndërsa polakët zhvilluan një lojë shumë të mirë dhe me karakter, duke i pritur “Panzerat” mbrapa e duke shfrytëzuar kundërsulmet e shpejta, por asnjëri prej dy ekipeve nuk mundi të gjejë rrugën e rrjetës së rivalit. E rëndësishme është se të dy ekipet tashmë e kanë siguruar një biletë për në raundin e ardhshëm të 1/8-ave.

Please follow and like us: