Albspirit

Media/News/Publishing

Tifozët shqiptarë, më europianë se europianët

tifoz shqiptar

Tifozët shqiptarë treguan se janë më europianë se vetë europianët. Atmosfera festive e tifozëve shqiptarë në të dy ndeshjet, si në Marsejë kundër Francës por dhe në Lens në ndeshjen me Zvicrën ka qenë fantastike.

Të shumtë në numër, tifozët ngjyrosën kuq e zi qytetet franceze  dhe kudo gjëmoi kënga shqip e megjithatë askund në asnjë rast nuk u shënua asnjë incident.

Tregues se nuk mjafton të jesh në familjen europiane për të qenë europian, duhet të jesh në shpirt dhe në sjellje. Dhe ne jemi europianë: Një bravo dhe një falenderim për tifozerinë shqiptare nga të gjitha trevat shqipfolëse por dhe nga të gjitha shtetet ku jetojnë për qytetarinë që treguan duke dhuruar atmosferë por dhe mbështetur kombëtaren me zemër dhe pa dhunë

France- ShqiperiFrance- ShqiperiFrance- ShqiperiFrance- Shqiperi13466143_1155778511141660_4886574097563466758_nFrance- ShqiperiFrance- ShqiperiFrance- ShqiperiFrance- ShqiperiFrance- Shqiperi

 

Please follow and like us: