Albspirit

Media/News/Publishing

Ardit Gjebrea shkruan për tenorin shqiptar 

Fotografia e Alb-Spirit.com

 

Moderatori Ardit Gjebrea vetëm pak minuta më parë ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një poster të tenorit shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgut. Në poster, Pirgu ka pozuar për kopertinën e një reviste të famshme spanjolle, “Opera Actual”, ku dhe ka dhënë një intervistë për arritjet e tij. Aktualisht tenori është duke punuar me disa projekte në Rusi, ku duhet thënë se ka marrë role kryesore dhe është vlerësuar prej kritikëve të operës ruse.

Duket se prej arsyeve të mësipërme, Gjebrea ka vendosur të mos qëndrojë indiferent, por të mbështesë me mënyrën e tij talentin shqiptar, shkruan.

“Ky çuni nuk di të ndalet! Ti s’kapesh më Saimir Pirgu. Ndërkohë që ne këtej u morëm me Europianin, ti ke fitu botërorin vëlla! Sukses në Moskë!”- ka shkruar ai.

Mund të themi se në rreshtat e moderatorit ka edhe pak ironi të hollë, kur thotë se “ne u morëm me Europianin…”, duke iu referuar kështu faktit se tifozllëk dhe suport i madh u dha prej gjithë shqiptarëve dhe institucioneve për Kombëtaren e Futbollit, ndërkohë që për talente të fushave të tjera, siç është edhe Saimir Pirgu, kjo lloj mbështetjeje nuk ekziston.

 

Please follow and like us: