Albspirit

Media/News/Publishing

Personazhet e njohur të shokuar për vdekjen e Dhuratës: “Nuk duam reforma,duam drejtësi”

 Fotografia e Alb-Spirit.com

Përmes reagimeve të shumta janë dhe ato të personazheve të njohur shqiptar të cilët nuk gjejnë fjalët e duhura për të shprehur keqardhjen rreth kësaj ngjarjeje dhe aktit heroik të Dhuratës që dha jetën për të shpëtuar dy djemtë e saj.

Ndër ta janë Arbër Çepani, i cili mes rreshtave për këtë ngjarje thekson se kjo ndodhi nuk ishte aksident por vrasje, pasi djali u la i lirë një vit më parë, ndërkohë që duhet të vuante një dënim prej 1 viti për shkeljen e ligjit. Mjaft i ndjerë ka qenë edhe postimi i atletes Klodiana Shala, e cila i kërkon ndjesë Dhuratës që ky vend nuk kishte asgjë të mirë për t’i ofruar as asaj as fëmijëve të saj. Ndër personazhe të tjerë që kanë shkruar kanë qenë edhe këngëtarja Orgesa Zaimi dhe gjithashtu aktori Julian Deda.

 

 

Please follow and like us: